E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Spanja, fitore e vështirë në fund

Spanja arriti një fitore te vështirë tre minuta nga fundi ne takimin e pare debutues te saj ne finalet e France 2016. Ne Tuluze, kampioneve ne fuqi te Evropës, ju deshen 87 minuta per te mundur Republikën Çeke me rezultatin 1-0. Te ashtuquajturit favoritet e mëdhenj ne këtë ndeshje edhe pse dominuan ne loje, hasen ne murin e skuadrës kundërshtare e mbi te gjitha portierit Cheh, protagoniste ne te paktën tre ndërhyrje decizive. Nga ana e tyre ne një taktike mjaft defensive, çeket arritën te krijojnë rastin e tyre te pare serioz vetëm ne minutën e 45 te takimit. Edhe me fillimin e pjesës se dyte ne fushe u dëgjua vetëm tika-taka spanjolle e orkestruar nga këmbët e Injestes, por Nolito Morata dhe Aduriz, nuk arritën te zhbllokonin rezultatin. Ne kampin kundërshtar rasti i arte per Republikën Çeke ishte ne minutën e 65 Fabregas bllokoi Kaderabek me tentativën e tij. Dhe atëherë kur takimi po i drejtohej fundit ne minutën e 87 pas nje krosimi, qendërmbrojtësi Gerard Pike arriti te çonte topin drejt rrjetës, duke kaluar ne avantazh Spanjën, ndërsa De Gea mbrojti rezultatin duke i thëne jo tentatives se Darides ne minutën e dyte te shtesës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë