E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 10 minuta më parë
Politikë

SPAK “trokiti” te Ministria e Brendshme/ PD: Zyrtarët u njoftuan 3 ditë më parë për të fshehur provat

Sipas Partisë Demokratike, zyrtarët e përfshirë në tenderin e uniformave të policisë në Ministrinë e Brendshme patën tri ditë mundësi të fshihnin provat.

 

Nga selia blu, Enkelejd Alibeaj ngriti dyshimet se operacioni i bujshëm i SPAK këtë të shtunë është dekonspiruar. Që ky operacion të quhet i suksesshëm, Aliebaj kërkoi edhe arrestimin e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës.

 

Reklamë

“Partia Demokratike është në dijeni për faktin që Ministria e Brendshme është njoftuar për këtë operacion tre ditë më parë, duke u dhënë të përfshirëve në këtë aferë të gjitha mundësitë për të fshehur provat. Ndërsa Edlira Naqellari, drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, e njohur si një person pranë Ramës dhe e emëruar në këtë post prej tij,  u largua nga ky pozicion vetëm 8 ditë më parë. Të gjitha këto përbëjnë këmbana të forta alarmi për dekonsiprimin e operacionit, nëpërmjet të cilit përgjegjësia për milionat e vjedhura të mos mbërrijë në nivelet më të larta të qeverisë. Kjo është e pafalshme! Goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket te dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës. Kthimi i Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni, sikurse dëshmojnë raportet e shumta ndërkombëtare, ka vetëm një përgjegjës. Shqiptarët që varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama. Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka!”

 

Një tender me vlerë shumë të lartë, 25 milionë euro për uniformat e Policisë së Shtetit, ka çuar në pranga 8 persona dhe një tjetër është lënë në arrest shtëpie, shumica zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë