E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SPAK sekuestron pasurinë e italianit, i lidhur me bandën shqiptare të drogës

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vënë në shënjestër një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Giovanni Di Cosimo u arrestua në Durrës në dhjetor të 2018, ndërsa pas hetimeve SPAK ka kërkuar që t’i sekuestrohet pasuria. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 7 shkurt vendosi të pranojë këkesën dhe të vendosë nën sekuestro të gjitha pasuritë e mafiozit italian:

 

Reklamë

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

 

Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

 

Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

 

Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

 

Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

 

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

 

Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

 

Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

 

Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

 

Pasuria e tij do të qëndrojë nën sekuestro derisa të përfundojë procesi gjyqësor.

 

Giovanni Di Cosimo ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane sepse akuzohet për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Gjatë hetimeve, italianit i janë gjetur lidhje edhe me një kriminel shqiptar, Bledar Seferi. Ky i fundit është pjesë e një bande të trafikut të drogës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë