Subscribe

Ilir Meta sulmoi drejtuesin e SPAK Arben Kraja, pak pasi u bë publik dokumenti që provonte nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Posacme ndaj Kreut të Partisë së Lirisë.

 

SPAK kërkoi nga KQZ formularin e vetëdeklarimit të paraqitur në këtë institucion nga Meta kur ai ishte deputet, në funksion të një hetimi të nisur pas kallëzimit t ëish-deputetit Halit Valteri.

 

Mirëpo nisja e hetimeve nuk është pritur aspak mirë nga ish-presidenti.

 

Meta përmes një reagimi e quajti “spurdhjak” partie Arben Krajen.

 

Jo vetëm kaq, por Meta shtoi se përmes këtij hetimi, Arben Kraja ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve.

 

Duke vijuar sulmet ndaj Krajës, ish-Presidenti publikoi edhe  një tjetër kërkese që SPAK ka bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjëndjes Civile ku kërkohet informacion mbi gjeneralitetet e Ilir Metës.

 

 

Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më, shkruan Meta ne facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *