Subscribe

Mbi 400 procedime penale janë regjistruar në prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar 6 muat e fundit.

Kreu i SPAK Arben Kraja gjatë prezantimit të prioriteteve të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit, u shpreh se institucioni i tij po përballet me një ngarkese të çështjeve.

ARBEN KRAJA

KREU I SPAK

Ne kemi pasur një aktivitet të gjerë në këtë periudhë, me shumë ngarkesë duke u nisur edhe me numrin e punonjësve që kemi në dispozicion. Këtë 6-mujorsh kemi pasur 428 procedime penale në hetim, nga të cilat 202 janë  shikuar nga prokuroria për krimet të rënda, dhe pjesa tjetër janë thelluar nga ana jonë  po kështu na kanë ardhur nga prokuroria e rretheve , rreth 172 procedime, nga të cilat 104 i kemi pranuar 68 i kemi rikthyer .

Prokurori i Përgjithshëm , Olsian Çela tha se një nga problemet kryesore mbetet kodi i ri i procedurës penale, pasi gjyqtari paraprak ka prekur kompetencat e prokurorisë.

OLSIAN ÇELA

PROKUROR I PERGJITHSHEM

Ky ndryshim i rëndësishëm që erdhi pas decentralizimit të Prokurorisë ka krijuar një dualitet mes prokurorit dhe gjyqtarit në hetim, gjyqtari përveç kontrollit të ligjshmërisë në fazën e hetimit i ushtruar kryesisht në mënyrë pasive, tashmë ka marrë rolin e kontrollit mbi organin e prokurorisë gjatë kësaj faze, madje edhe drejton hetimet dhe vendos afate për drejtimin e tyre.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë teksa renditi prioritetet, kërkoi më shumë angazhim në mënyrë që drejtësia e re të japë sa më shpejt rezultatet e pritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *