Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
SPAK ka kërkuar dy vite burg për Llallën dhe përjashtimin e tij me 5 vite nga shërbimet publike.
Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars të 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.
Kujtojmë se Llalla është një nga tre zyrtarët e lartë, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili është shpallur non-grata së bashku me familjen në SHBA.





