E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

SPAK godet fort/ Sekuestron pasurinë e ish-gjyqtarëve të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë

Struktura e Posaçme Antikorrupsion bllokoi pasuritë e dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për Bashkim Dedjen, që ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulon dhe Shkëlzen Selimin.

 

Reklamë

Për ta ishte nisur një hetim për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

 

Reklamë

Pasuritë e sekuestruara për ish-gjyqtarët:

 

-Dyqan, me sipërfaqe 172 m2, i ndodhur në Rrugën e Durrësit në Tiranë, në zotërim të Fatos Lulos;
-Apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë, në zotërim të Bashkim Dedjes;
-1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi
Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.
3. 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Më shumë video

Reklamë