Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar bilancin e punës së saj gjatë muajit mars. Sipas njoftimit, SPAK ka sekuestruar gjatë këtij muaji 2 llogari bankare me vlerë rreth 259.000 euro si dhe 8 pasuri të paluajtshme, të cilat vinin nga aktivitete të jashtëligjshme.

 

SPAK ka regjistruar 18 procedime penale, ku 7 prej të cilave lidhen me krimin e organizuar dhe 11 me korrupsionin. Gjithashtu, ky institucion ka nxjerrë gjithsej 48 urdhra ekzekutimi për 48 persona të dënuar. Për 2 persona Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm dhe për 1 person ka vendosur pafajësinë.

 

Nuk ka munguar as bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, ndaj SPAK ka ekzekutuar 6 letërporosi nga autoritetet e huaja si dhe ka dërguar 16 të tilla.

 

SPAK ka vendosur mosfillim të hetimeve për 7 kallëzime pranë këtij institucioni, nga 19 në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *