Subscribe

Prokuroria e Posaçme pritet që së shpejti të sekuestrojë kompaninë ‘Alba Exotic Fruit’.  Veprim i vonuar nga  SPAK pasi Policia e Durrësit ka arritur që të kapë 6 herë sasi të mëdha kokaine nga kjo kompani, ndërkohë që deri më tani, prokuroria nuk kishte bërë asnjë lëvizje.

Burime për Vizion Plus konfirmuan se SPAK do të bëjë të gjitha veprimet ligjore për të goditur grupet kriminale që fshihen pas kesaj linje te trafikut. Mësohet se Policia e Durrësit ka ngritur një grup pune I cili bën monitorimin e kontenierëve duke i bllokuar ato në port. Policia ka bëre bllokimin e tyre deri në momentin që  futen në skaner, duke mos lejuar asnjë person që ti hapë ato pasi në këto kushte, mund të heqin drogën e sjellë nga vendet latine.

Sasia e një ditë më parë, ishte futur në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme. Droga ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga ‘Alba Exotic Fruit’.

Skandali qëndron në faktin se SPAK nuk veproi në bazë të ligjeve për të marrë masa edhe pse për disa muaj policia t kishte bllokuar 5 herë sasi të mëdha kokaine. Por pavarësisht trafikut të drogës, Alba Exotic Fruit vijon punën normalisht, kjo falë mosveprimit të SPAK.

Nga korriku i këtij viti jane kapur në kontenierë afro 45 kg kokainë në 6 operacione të ndryshme.

Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ doli në skenë në trafikun e drogës në vitin 2019 kur në kontenierët e saj në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Athere arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi. SPAK duhet të hedhë dritë mbi këtë skandal pasi ende nuk dihet se kush qëndron pas porosive të drogës e cila vjen me bananet thuajse çdo muaj në Portin e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *