Një operacion blic i SPAK në Elbasan ka çuar në pranga 3 ish-gjyqtarë të njohur, Pajtime Fetahu, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.
Operacioni vjen pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC, ku ish-gjyqtarët akuzohen për bashkëpunim me grupe kriminale.
Për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.
Emri i saj doli në operacionin “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale të Elbasanit, ku u lëshuan mbi 30 udhër-arreste.
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.
Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete.
Ndërkohë që Zihni Shahu, është ish-kreu i Gykatës së Elbasanit, ndërsa Taulant Tafa, u shkarkua një vit më parë nga vetingu.
Në kuadër të këtij operacioni, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e personave të lidhur me krimin si dhe në biznese, kryesisht ato të Suel Çelës, e po ashtu edhe në shtëpitë e ish-gjyqarëve.
Masë arresti shtëpiak është caktuar edhe për Beqirin avokate e grupit të Suel Çelës.
Ndërkohë, burime jo zyrtare pohuan se mes personave me masë sigurie janë edhe dy pjestarë të medias.
Operacioni ka nisur që nga mbrëmja e djeshme ku mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe në disa apartamente në Tiranë./vizionplus.tv





