Nënkryetari i PD, Edmond Spaho reagoi pasi mori gjobën 50 milionë lekë të vjetër për takimet elektorale pa zbatuar masat anti-COVID.

 

Për demokratin, gjoba është vënë pa patur prova dhe e quajti një gjobë politike.

 

“Me një akt të paprecedent, në shkelje flagrante të aktit normativ, pa më kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata të paqena dhe pa më dhënë procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara, më ndeshkuan me gjobë mua dhe pronarin e lokalit ku unë pija kafe, sipas urdhrave që marrin nga Niko Peleshi. I them Niko Peleshit, që asnjë manovër dhe makinacion, nuk më frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot atë nga humbja e sigurt në Qarkun e Korçës në 25 prill. I kerkoj drejtorit të Policisë Ferdinant Mara, të më heqë menjëherë survejimin me policinë politike, që më ka vënë ngado ku shkoj.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *