Për analistin Kreshnik Spahiu, opozita është ajo që dëmtohet nga refuzimi i qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë e vendit.

 

Në një lidhje me skype në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Spahiu u shpreh se palët që ishin pjesë e garës duhet t’i japin një përgjigje popullit për largimin nga kutitë e votimit.

 

“Një elektorat që di kush do të fitojë, nuk ka asnjë motiv që të shkojë drejt zgjedhjeve. Nga ky bojkot i lartë dëmtohet opozita. Ai që duhet të japë përgjigje është Lulzim Basha. 70 për qind i elektoratit ka bojkotuar zgjedhjet, ky popull është opozitar? Kujt i përket ? Këta njerëz duhet t’i japin një përgjigje popullit për këtë largim nga kutitë e votimit.” 

 

Teksa u ndal edhe te pjesëmarrja e ulët në Bashkinë Shkodër, Spahiu parashikon që kandidati i Berishës dhe ai i PS-së, do të kenë një diferencë shumë të ngushtë votash.

 

“Padyshim dhe mendoj që deri dje kisha një mendim që rezultati do të ishte 5 me 1 për PS dhe  ‘Shtëpinë e Lirisë’. Mendoj që Partia Demokratike do të jetë humbësja më e madhe në këto zgjedhje. Nëse pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, mundësitë e Bardh Spahisë për të fituar minimizohet dhe këtu hyn në lojë PS-ja, që ka një elektorat solid. Ata që mund të dëmtohen qoftë nga bojkoti, qoftë nga çarja e votës, mund të jenë demokratët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *