Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia sulmoi ashpër ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Sipas tij, ministrja në çdo dalje publike lavdërohet kot për menaxhimin e koronavirusit pasi ende nuk ka bërë asgjë për të përballuar fluksin e gripit sezonal.

 

“Si mund të vetëlavdërohesh, kur nuk menaxhon dot situatën e gripit të stinës, kur gjithë bota është në alert maksimal për shkak të koronavirusit? As fëmijët nuk janë arsye, më së paku për të heshtur, e jo për të shfrenuar delirin? Çfarë masash janë marrë për koronavirusin e ri, kur ende nuk ekzistojnë hapësirat për karantinë, apo ju quani karantinë, dy dyshekë ne një kolibe? Si mund të flisni për masa, kur personeli mjekësor përballet me të sëmurët vetëm me uniformën e bardhe e me maska të thjeshta kirurgjikale?”

 

Duke ju referuar raportimit të Manastirliut në Komisionin e Shëndetësisë, Spahia e quajti atë në “Facebook” propagandë e tallje.

 

“E turpshme maskarada e dëgjesës së saj sot në komisionin e shëndetësisë, të mbledhur për t’i bërë lavde njëri-tjetrit. Qershia mbi tortë, shqetësimi i kryetarit të komisionit për makinën e vitit 1978 në ISHP. Askush nuk di të thotë si do ndihmohen këta fëmijë në nevojë ndërkohë që përgjegjësit për këtë situatë tallen paturpësisht në mbledhjen e radhës që u ka caktuar propaganda.”

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha llogari para Komisionit të Shëndetësisë për masat e marra për koronavirusin dhe përballimin e gripit. Lidhur me koronavirusin, Manastirliu tha se në Shqipëri janë testuar pesë persona, por kanë rezultua negativë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *