Sot, Zelensky në zyrën e Trump! Presidenti i SHBA: Ukraina të heqë dorë nga Krimea, kurrë anëtarësim në NATO

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, për një diskutim që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes të shtetit të tij, edhe pse Trump duket se e ngarkoi Zelenskyn me barrën që t’i japë fund luftës me Rusinë.
“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, tha Trump.
Presidenti amerikan gjithashtu përjashtoi mundësinë e lejimit të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n ose për të rimarrë Krimenë e pushtuar nga Rusia.
“Kujtoni si filloi. Jo rikthim të Krimesë të dhënë nga Obama 12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë plumb] dhe jo anëtarësimit në NATO të Ukrainës”, u shpreh Trump.
Në një postim në rrjetet sociale para takimit me kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, Zelensky u shpreh shpresëplot që kjo luftë mund të përfundoj.
“Jam i bindur se ne do ta mbrojmë Ukrainën, do të garantojmë në mënyrë efektive sigurinë dhe se populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Presidentit Trump, të gjithëve në Amerikë dhe çdo partneri dhe aleati për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të paçmuar. Rusia duhet t’i japë fund kësaj lufte, të cilën ajo vetë e filloi. Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën, me miqtë tanë evropianë, do ta detyrojë Rusinë të arrijë një paqe të vërtetë. Faleminderit”, tha ai.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë është planifikuar të nis në orën 13:15 sipas orës amerikane. Ai vjen pas samitit që Trump mbajti me Putini në Alaskë, i cili nuk prodhoi rezultat, por shqetësoi Kievin dhe aleatët e tij mbi atë që kritikët e panë si një rikthim të Trumpi drejt pozicionit të Kremlinit për përfundimin e luftës.




