E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sot vendoset për riekspertimin mbi koston e demontimit, Mediu mbërrin në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme.

GJKKO pritet të marrë sot vendim në lidhje me kërkesën e avokatit të zotit Mediu, për riekspertim të pjesshëm për koston e demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Në gjyqin e datës 2 Tetor, avokati i Mediut u shpreh se procesi i demontimit të municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin.

“Ekspertët thonë që procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar”, tha përfaqësuesi ligjor Henrik Ligori. /vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë