Subscribe

Kombëtarja e Shqipërisë do përballet sot në një ndeshje vëllazërore ndaj Kosovës në Elbasan Arena.

Ashtu sikur e tha dhe trajneri Edi Reja, në konferencën për shtyp, kjo ndeshje do të jetë një test i mirë për dy ndeshjet e tjera të muajit nëntor të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tekniku Italian do të duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm në skuadër dhe  pritet të heqë dorë nga skema 3-5-2, duke vendosur variantin 4-3-1-2.

Ne porte do ta nisë  si zakonisht Etrit Berisha, ndërsa ne mbrojtje priten tre debutues: Doka, Çepele dhe Hoxhallari ose Ismajlgeci.

Ndërkohë në në qendër rikthehet Ismajli. Mesfusha do të luhet  me treshen Çokaj, Ramadani e Memushaj, ndërsa dilema e vetme është njëri prej Selahit e Kallakut para tyre. Sulmi do të ketë dyshen Uzuni-Balaj.

Nga ana tjetër, dardanët vijnë me një formacion të frikshëm, pasi rikthehet Muriqi në sulm, ndërsa do të mbështetet nga Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha. Tekniku i Kosoves Chalandes ka dal pozitiv me Covid-19 dhe nuk do te jete ne stol diten e sotme.

Pas takimit me Kosovën, përfaqësuesja shqiptare do të luajë dhe dy ndeshje të tjera përballë Kazakistanit në 15 nëntor dhe 3 ditë më vonë ndaj Bjellorusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *