Partizani përballet sot ne orën 19-30 ne takimin e dyte te vlefshëm per turin e dyte eliminator te Uefa Champions League. Ne Budapest, te kuqte do te përballen me vendasit e Ferencvarosh. Skuadra e Sormanit ka nje detyre te vështire per te arritur kualifikimin pas barazimit ne takimin e pare ne Elbasan me rezultatin 1-1. Ketë fakt nuk e ka fshehur edhe tekniku italian i Partizanit Sormani, i cili ka deklaruar ne konferencën e fundit per shtyp se luajnë përballe nje ekipi me tradite, ndërsa ka probleme me te paktën 4 lojtare. Partizani pritet te luaje ne kete ndeshje me Hoxhën ne porte, Ibrahim Krasniqi Arapi dhe Kalari ne mbrojtje, ne mesfushe Batha Vila, Trashi Torasa dhe Fili, ndërsa ne sulm Ekuban. Ne rast se do te kualifikohen te kuqte do te ndeshen ne turin tjetër me austriaket e Salcburg, qe ditën e djeshme munden Liepaja 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *