Jo pak e zhurmshme ka qenë edhe kjo fundjavë në “Fermën Vip”.
Një nominim kokë më kokë mes Nur dhe Danelës, pas sfidës së humbur primen e së premtes, jo vetëm që ka vënë në lëvizje vajzat por ka krijuar dhe dinamika të reja në lojë.
Njëra prej tyre do të ndërpresë rrugëtimin e saj sonte. Por ky vendim i takon publikut, i cili mund të votojë të preferuarën e tij deri në mbrëmje.
Frederik Ndoci vijon të mbajë për të dytën herë titullin e kryefermerit, por shpesh organizimi dhe ndarja e punëve prej tij duket se ka sjellë pakënaqësi te fermerët e tjerë.
Situata duket e qëndrueshme, por sigurisht nuk kanë munguar prapaskenat, sfidat e ngarkuara nga Agai dhe detyrimet ndaj punëve në stalla.
Lidhje të forta nuk janë krijuar vetëm mes fermerëve me njëri-tjetrin por edhe mes këtyre të fundit me kafshët.
Duke treguar një dashuri dhe kujdes të veçantë konkurrentët kanë dhuruar emocione shumë të bukura.
Teksa ditët i lënë vendin njëra-tjetrës në Fermën e Vipave ka patur edhe shumë momentet pozitive, këngë dhe shumë humor.
Konfliktet mes Anduelit dhe Big Bastës kanë vijuar edhe gjatë kësaj fundjave. Përplasje kjo që ka sjellë edhe një ndarje te fermerët e tjerë.
Ndërsa nga ana tjetër Alba Pollozhani vijon të jetë në qendër të debateve. Përplasjet e saj të vazhdueshme me konkurrentët e kanë bërë fermeren të gjendet shpesh mes konfliktesh.
Detajet patjetër do të marrin vëmendje gjatë mbrëmjes së shtatë prime duke nisur nga ora 21.00, sonte në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv





