Këtë të shtunë nis faza e 1/8 në Euro 2020 . Italia përballet me Austrinë në Uembli në një ndeshje që mund të quhet lehtësisht favoritë duke parë dhe statistikat e fundit që dy skuadrat kanë regjistruar.

Të kaltrit e mbyllën grupin me 9 pikë të plota ndërssa kërkojnë të thellojnë dhe më shumë rekordin në Europë pasi kanë 30 ndeshje pa humbje.

Edhe këtë heë ekipi i Mancinit do të zbresë në fushë me skemën e preferuar , 4-3-3 ku si gjithmonë në portë është  gardiani Donnarumma përpara tij  katërshja e mbrotjes , Acerbi dhe bonucci dhe në qendër do të ndihmohen nga krahët me spinazolën në të majtë dhe Di Lorenzo në të djathtë .

Dilema e Mancinit mbetet mesfusha , nese do te luaje me Verratin apo me Lokatellin ndërsa Zhorxhinjo dhe Barela janë të konfirmuar. Sulmi është pika me fortë e të kaltërve me treshen Insinje, Imobile dhe Berardi.

Në pragë të ndeshjes teknku Italian Roberto Mancini ka folur për stilin e lojës së tij duke bëre një koment edhe për finalen në Uembli :

 

Uembli i ri është i mrekullueshëm, një nga më të bukurit në botë. Të luash këtu të bën me të vërtetë të lumtur dhe djemtë duhet ta shijojnë këtë eksperiencë të mrekullueshme. Do të varet nga ne nëse do të riktheheshim përsëri këtu. Stili ynë ofensiv? Ishte ajo që dëshironim, gjithmonë me respekt të madh për kundërshtarët tanë.”

 

Nga ana tjetër tek austriakët  tekniku Marko Foda do të vijë me një skemë ndryshe nga cfarë pamë në ndeshjen me Ukrainën pasi ka zgjedhur  4-1-4-1 me  Alabën që  do të luaj si mbrojtësi i majtë dhe jo mbrojtes qendre .

 

Ndeshja Itali – Austri luhet sot orën 21:00 në Londër dhe do të gjykohet nga arbitri anglez Antoni Tejler . Ndërsa në ndeshjen tjetër Uellsi do të mas forcat me Danimarkën në orën 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *