Sot dhe nesër do të luhen dhe ndeshjet e xhiros së fundit në fazën e grupeve të Uefa Champions League ku përcaktohen dhe 16 skuadrat më të mira. Vëmendja maksimale padyshim do të shkojë tek dy ndeshjet  më spektakolare Barcelona-Juventus dhe Laipzig-Munchester United. Ritakimi në fushë i Mesit dhe Ronaldos kishte kohë që pritej ndërsa mbrëmjen e të marte do mund të shijohet vetëm në platformën TRING.  Edhe pse të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikim në fazën tjetër, në Camp Nou do të luhet me synimin e vetëm për vendin e parë në grup. Katalanist nuk po kalojnë një formë të mirë në kampionatin spanjoll ndërsa në Champions nuk e njohin shijen e humbjes. Sipas teknikut Kuman, skuadra është përgatitur për të marrë maksimumin

 

RONALD KUMAN / TRAJNERI I BARCELONËS

“Futemi gjithmonë në fushë për fitore. Synojmë ta mbyllim në krye të klasifikimit. Kemi avantazhin që kemi 3 pikë më shumë se kundërshtari. Dueli Messi-Ronaldo është gjithmonë i bukur. Për mua ata janë dy lojtarët më të mirë në botë. Nuk mund të veçoj njërin, por e di që përballja e tyre dhuron spektakël.”

 

Nga ana tjetër edhe trajneri bardhezi Andrea Pirlo thotë se ka besim tek skuadra.

 

“Skuadra e di vështirësinë, por duhet të besojmë se mund të shënojmë 3 gola dhe të fitojmë. Për ne është e rëndësishme ta mbyllim në vendin e parë në grup. Nuk kemi asgjë për të humbur.”

 

Ndërkohë grupin e kompleton sfida Dianmo Kyev- Ferencvarosh ku sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni pritet ta nis si titullar në radhët e Hungarezëve. Në grupin H, Laipzig-Manchester United rezervon spektakël në fushë pasi luhet për fatin e kualifikimit.

 

Për anglezët, do të mungojë Marsial dhe Kavani, të dëmtuar ndërsa gjermanët nuk do të kenë Kolosterman, Henriks dhe Upamekano. Ndërkohe grupin e kompleton sfida PSG- Bashakshehir. Në grupin F, Lazio i Strakoshës do të prese në shtëpi belgët e Klub Bruzh. Italianëve do i mjaftonte një barazim për të siguruar kualifikimin më tej. Ndërsa Grupin e kompleton sfida Zenit-Dortmund.

 

Ndërsa në grupin E, Chelsi dhe Sevija kanë siguruar kualifikimin për më tej ndërsa do të luajnë sot përballë dy skuadrave modeste si Krasnodar dhe Ren. 6 sfidat kryesore do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Tring.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *