Magjia e Uefa Champions League rikthehet sot ne mbrëmje me sfidat e kthimit te vlefshme për raundin play-off. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit do të kërkojë të bëjë mrekullinë pas barazimit 3-3 të marrë në Norvegji një javë më parë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni duket se tanimë ka fituar besimin e trajnerit dhe mbetet një titullar i padiskutueshëm në radhët e kampionëve të Hungarisë,

Dinamo Kiev do të prese në shtëpi skuadrën e Gent ndërsa kërkon që të administrojë rezultatin 2-1 të marrë një javë më parë në Belgjikë .Edhe pse ukranisat janë favoritë në letër, belgët kanë treguar se dinë dhe të befasojnë kur përballë kanë një kundërshtar të vështirë.  Ndërsa sfida e tretë por jo më pak e rëndësishme është ajo mes Omonia Nikosia dhe Olimpiakos. Edhe pse grekët gjenden në pozitiva mjaft komode këtë mbrëmje, pas fitores 2-0 të marrë në sfidën e parë në Greqi, Omonia Nikosia do të kërkojë të befasojë.

Përballja pritet me interes edhe për faktin se është një derbi greko-qipriotë ku në fund vetëm njëra nga skuadrat do të ketë mundësi për të presë një biletë në fazën tjetër. Ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Tring. Ndërsa ditën e enjte ne orën 17:00 Uefa do te hedhe shortin per fazën e grupeve ku 26 skuadrat e elitës iu bashkohen edhe 6 ekipet e fundit qe siguruan te drejtën nga faza e play-off-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *