Subscribe

Sot besimtaret myslimane mbyllin muajin e shenjte te Ramazanit.

Ne prag te festes se Fiter Barjamit, kreu i komunitetit mysliman te Shqiperise Bujar Spahiu ka apeluar per te ndihmuar te pamundurit dhe familjet ne nevoje.

 

Të dashur besimtarë myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni t’ju uroj nga zemra gëzuar fitër bajramin. pas muajit të ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë fitër bajramin, festën që kurorëzon sakrificën 30 ditore, dhe siç na ka premtuar zoti (xh.sh.) në kuranin famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi. bajrami është festë, është gëzim që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (zekatin), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *