E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sot mbyllet aksioni në Theth! Nesër forcat e ushtrisë nisin punën për pastrimin e zonës

Sot pritet të mbyllet aksioni i IKMT në Parkun Kombëtar të Thethit.

Deri në orën 18.00 të pasdites së kësaj të hëne dy objektet e fundit kanë afat të çmontohen nga vetë pronarët, ndërsa pjesa më e madhe e fadromave dhe punonjësve të IKMT dhe strukturave të tjera janë larguar nga Thethi.

Të martën pritet që në zonë të nisin punën forcat e ushtrisë, si dhe te pushtetit vendor për të pastruar inertet.

Urdhri i dhënë është që të kryhet pastrimi në një kohë sa më të shpejtë nga mbetjet, me qëllim që të mos ketë ndikim negativ në sezonin turistik.

Reklamë

Në këtë aksion janë prishur 70 objekte të ndërtuara përgjatë vitit të fundit pa leje. Banorëve u është kërkuar që të aplikojnë në Paketën e Maleve për të qenë përfitues të zhvillimit të zonës sipas rregullave.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë