E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sot Inter-Torino, zikaltrit nuk duan të humbasin terren nga Napoli

Java e shtatë e kampionatit italian vijon sot në “Tring” me tre duele të tjera.

Spikat më së shumti Inter-Torino, duel që luhet në orën 20:45. Të dyja ekipet janë në kuotën e 11 pikëve në renditje po aq edhe sa Milan, në ndjekje te Juventus me 12 pikë dhe Napoli i shkëputur me 16 pikë, pas suksesit të fundit.

Reklamë

Zikaltrit vijnë pas fitores se lehtë në Champions ndaj Crvena Zvezdes dhe nuk duan të gabojnë në San Siro. Trajneri Inzagi do të kthejë në sulm dyshen Lautaro-Turam ndërsa në krah dyshja Darmian-Dimarko.

Interi e gjen Torinon jo në momentin më të mirë pasi javën e kaluar u mundën në shtëpinë e tyre nga Lacio. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë