Milano po përgatitet t’i japë lamtumirën e fundit Silvio Berlusconit me funeralin shtetëror që do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

 

Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë mbresëlënëse duke qenë se Presidenti italian Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni, të paktën 32 zyrtarë qeveritarë do të mbërrijnë në qytet me një fluturim shtetëror nga Linate.

 

Të pranishëm do të jenë edhe krerët e shteteve të huaj, duke përfshirë hungarezin Viktor Orban.

 

Më tej, në Piazza Duomo, e cila do të rrethohet nga ora 10 e mëngjesit të sotëm dhe do të ruhet nga forcat e rendit si e gjithë zona. Një turmë prej 2 mijë personalitetesh të përzgjedhura do të lejohet të marrin pjesë, ndërkohë që dy monitorë gjigantë do të vendosen në sheshin “Duomo”.

 

Silvio Berlusconi ndërroi jetë ditën e hënë në spital, ku ishte shtuar prej disa ditësh dhe kurohej nga leucemia akute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *