Subscribe

Sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë në Shqipëri falën sot namazin e Fitër Bajramit në të gjitha sheshet kryesore dhe xhamitë e vendit.

Për këtë ditë të rëndësishme të besimit islam foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5”, nënkryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Lauren Luli.

Lexo edhe :

Related Posts

Nënkryetari i KMSH tha se lutjet e çdo besimtari sot janë që t’i pranohen të gjitha punët dhe veprat që ka bërë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lauren Luli tha se besimit islam i janë bashkuar shumë të rinj. Nënkryetari u shpreh se këtë vit ka patur qindra të rinj që kanë agjëruar për herë të parë.

Nënkryetari i KMSH këshilloi të rinjtë që agjëruan këtë vit për herë të parë që ta vazhdojnë këtë praktikë dhe mos ta lënë mënjanë, pra mos të jenë besimtarë sezonalë.

“Rinia sot është frekuntuesi i një besimi, ka patur me qindra që unë kam takuar dhe më kanë thën se kanë agjëruar për herë të parë këtë vit. Sot lutjet e veçanta të çdo besimtari janë që ti jenë pranuar të gjitha punët dhe veprat që ka bërë gjatë këtyre ditëve. Lutjet që bëhen në momente të veçanta kanë pranueshmëri më të madhe të Zoti…Mesazhi kryesor i Ramazanit, terapi një mujore për ta bërë më të qendrueshëm virtutin. Këshillat tona për të rinjtë që e kanë shijuar për herë të parë: Mos e braktisni këtë fuqi, energji, dëshirë, motivim që keni marrë me agjërimin që bashkë me Ramazanin të ikë. Vazhdoni të keni vazhdueshmëri. Mos jemi besimtarë sezonalë”, u shpreh nënkryetari i KMSH./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *