Subscribe

Për herë të parë në Fermën V.I.P. katër personazhet më pak të votuar në rezultatet e dy televotimeve të hapura, do të përballen në një sfidë katërshe që përfundon me eliminimin e dy fermerëve.

Gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh po zhvillohet tashmë në një terren shumë më të vështirë teksa i afrohemi edhe më shumë finales.

Debatet mes Albano Bogdo-s dhe Robert Aliaj Dragot vijojnë edhe pse ka patur përpjekje për të normalizuar raportet, ndërsa të tjerë konkurentë kanë rënë pre e provokimeve.

Hyrja e fermeres më të re, Xhensila Pere duket se është mirëpritur por këto janë vetëm ditët e para. Ndërkohë publiku është bërë konfuz nga sinjalet për lidhje të mundëshme brenda fermës V.I.P.

Detajet patjetër do të marrin vëmendje gjatë mbrëmjes së njëzetë prime duke nisur nga ora 21, sonte në ekranin e Vizion Plus.

Nën komandën e Renis Gjokës si kryefermer, situata duket e qëndrueshme por sigurisht nuk kanë munguar prapaskenat, sfidat e ngarkuara nga agai dhe detyrimet ndaj punëve në stalla.

Gloria Meshi dhe Xhesila Polo presin në zonën e rrezikut derisa të zbulohen emrat e dy konkurentëve të tjerë që do të jenë në sfidën e elimimimit.

Deri në nisje të spektaklit ku nuk do të mungojë tensionim adrenalina, misteret dhe surprizat, ndiqni personazhet tuaj të preferuar në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring, Ferma V.I.P. 1 dhe Ferma V.I.P. 2. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *