Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia...

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton...

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për...

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i...

“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën për rrogat...

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”, Rama: Prokurimet...

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama: Teknologjia mundësi...

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron sigurinë dhe...

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji...

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7...

Sot Dortmund vs Inter në Vizion Plus, mbrëmje spektakolare në Champions, ekipet në garë për një biletë kualifikimi

28 Janar 16:00

Vetëm dy ekipe, Arsenal dhe Bajern, janë kualifikuar zyrtarisht për në fazën e 1/8 të Champions League, kështu që mbrëmja e sotme, e fundit në fazën e ligës së këtij trofeu, do të jetë vërtet me shumë emocione, pasi do të luhet gjithçka deri në frymën e fundit, për një ose tre pikë më shumë… për një apo për disa gola më shumë.

18 takime do të luhen në të njëjtin orar, 21:00, teksa Vizion Plus ka zgjedhur të transmetojë duelin shumëpritur italo-gjerman, Dortmund–Inter. Vendasit luajnë për të siguruar matematikisht zonën play-off, ndërsa Inter dëshiron me patjetër fitoren për disa arsye: e para, për të provuar një mrekulli, kalimin direkt në fazën tjetër, objektiv që veç suksesit zikaltër duhet të kombinohet me një sërë rezultatesh në favor të skuadrës zikaltëre. E vështirë kjo nëse kemi parasysh se duhet të gabojnë ekipe si Liverpool, Barcelona, Tottenham, PSG, Manchester City apo Atletico Madrid.

E dyta arsye pse i duhet më shumë fitorja Interit, dhe që ka më shumë logjikë sportive, është se Inter me një sukses do të garantonte luajtjen e ndeshjes së kthimit në shtëpi në play-off.

E njëjta situatë është edhe për Juventusin, që shkon të luajë në Francë kundër Monaco, të paktën për të blinduar pozicionin si skuadër pritëse në ndeshjen e kthimit të play-off. Ky objektiv do të arrihej me patjetër me fitore, por ndoshta edhe me barazim.

Napoli–Chelsea është një betejë e vërtetë në “Diego Armando Maradona”. Skuadra e Contes është në një moment minikrize mes kampionatit dhe Europës. Barazimi mund të mos mjaftojë për të kapur as zonën play-off, ndaj ndaj londinezëve sonte do të jetë një natë e rëndësishme.

Skuadrat e tjera të mëdha e kanë vetë në dorë fatin e tyre. Real Madrid mundet që edhe me barazim në Portugali kundër Benfikës të sigurojë direkt kualifikimin në 1/8, ndërsa Liverpool e ka të detyrueshme të fitojë në shtëpi ndaj Karabak që të shkojë më tej. Edhe Tottenham e ka vetë në dorë fatin e vet: mjafton të fitojë në Gjermani ndaj Frankfurtit.

Barcelona pret në shtëpi Kopenhagen dhe duhet të fitojë, madje me rezultat të pastër, në mënyrë që të futet në 8 më të mirat. Bashkë me katalanasit, në të njëjtat kushte, ku mund të ndahen vetëm nga golavarazhi, janë edhe Manchester City, Atletico Madrid, Sporting Lisbona dhe Chelsea.

Duel direkt në Paris mes vendasve kampionë Europe dhe Newcastle. Kush fiton kualifikohet në 1/8, barazimi i nxjerr jashtë të dyja.

Për këto arsye, Champions League është gati të dhurojë sonte duele vërtet shumë interesante./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota Sport
Tagged:
Dortmund Inter Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i kryengritjes kundër regjimit komunist

më shumë...

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton shumë veten

më shumë...

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU kontrolle në dyqanet afër shkollave dhe kompanitë e ushqimeve për çerdhet e kopshtet

më shumë...

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:09

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i...

3:46

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit...

3:43

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon:...

3:41

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU...

3:34

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare...

3:32

Shiste drogë në Tiranë, “Shqiponjat” arrestojnë 27...

2:52

Seanca e 9 shtatorit, Kurti nuk tregon...

2:49

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit:...

2:40

“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën...

2:38

Vlora plot me turistë në shtator, pushuesit...

2:11

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”,...

2:00

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama:...

1:56

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron...

1:37

Publikohen rezultatet e testit PISA, Shqipëria rritje...

1:28

Pas vrasjes së 24-vjeçarit, Hita “zbret” në...

1:24

Ngjarja e rëndë në Tropojë, njëri prej...

1:09

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron...

12:52

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2...

12:42

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant...

12:35

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari, plagos...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.