E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Sot afati i fundit për emigrantët, anëtarët e PD në “Rregullator” kërkojnë më shumë kohë për regjistrimin

Sot në mesnatë përfundon afati i regjistrimit të emigrantëve shqiptarë  në diasporë për të siguruar të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 285 mijë kërkesa, janë miratuar 228 mijë, ndërsa janë ende në shqyrtim  afro 42 400 të tjera. Pas refuzimit të Partisë Socialiste  nuk u miratua kërkesa e demokratëve për shtyrje të afateve kohore në dizpozicion të emigrantëve.

Reklamë

Ndërsa për 42 mijë kërkesat e refuzuara, KQZ do të shikojë mundësinë për t’i ndihmuar emigrantët që kanë aplikuar  njëherë por nuk kanë mundur dot të regjistrohen.

Ndërkohë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka mbërritur një kërkesë nga ana e anëtarëve të Komisionit Rregullator që mban firmën e antares Helga Vulaj dhe anëtarit Muaharrem Cakaj të cilët kanë parashtruar një kërkesë për vëtëmbledhje të Komisionit Rregullator sa i takonë projekt-aktit për të ndryshuar afatet kohore për regjistrimin e zgjedhësve  nga jashtë territorit  të Shqipërisë.

Sipas kërkesës së siguruar nga Vizion Plus, anatarët e rregullatorit propozojnë ndryshime në afatet kohore si vijon:

Të shtyhet afati i regjistrimti të aplikantëve të diasporës me 5 ditë kohë shtesë.

Të shtyhet rregjisitrimi në listën e zgjedhësve me 3 ditë kohë shtesë si dhe shqyrtimi i kërkesave të zgjedhësve nga jashtë vendit me 3 ditë kohë shtesë.

Mbledhja e komisionit rregullator për të shqyrtuar afatet e propozuara do të mbahet në orën 16:30  në KQZ./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë