Subscribe

Të revoltuar nga zvarritjet e deritanishme, fermerët e Fierit ankohen se nuk kanë për të përfituar subvencionimin e naftës pa taksa.

 

Prej disa ditësh ata po qëndrojnë në radhë për të bërë aplikimet pranë zyrave të ekstencionit bujqësor por ende nuk kanë marrë shërbim.

 

Dera është e mbyllur, ndërsa fermerët janë të detyruar të presin pranë kësaj dritare ku, sipas tyre, nuk u përgjigjet askush.

 

1-E dyta ditë sot që vij ketu. Dje ndenja deri në orën 16:00. Sot erdha në 05:00 të mëngjesit. Kyy popull ishte dje, ky është sot. Asnjë s’ka këtu. As drejtor as punonjës.

 

2-Tre ditë këtu që po mbaj hekurat e dritares.

 

3-Jo as e mendojmë që do aplikojmë para afatit.

 

4-Do presim, do presim, ca do bëjmë më. Me zvarritjet që po bëhen këtu.  Dje sic erdha ika. Kështu bëhen gjërat në Shqipëri.

 

5-Kam ardhur nga Mallakastra. Shikoni njeri aty. Po rri unë 77 vjeç. Kam katër ditë.

 

Për të shmangur  tensionet pranë ambienteve u paraqitën edhe punonjësit e policisë.

 

Lidhur me rastin e ndalimit të punës, si punonjësit e zyrës së aplikimeve në fier ashtu dhe Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqesor në Lushnje nuk pranoi të jepte një përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *