E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Soreca: Zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vazhdojë me shumë vendosmëri

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka shpërndarë në “Twitter” shkrimin e shefes së Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, e cila iu bëri thirrje palëve politike që të jenë më të vendosura se kurrë për të vazhduar Reformën në Drejtësi.

Calavera shtoi se rezultatet e deritanishme duhet të pranohen, ndërsa theksoi se kjo reformë është vendimtare për përparimin e vendit.

“Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë”  theksoi Soreca.

Mes të tjerash, shefja e ONM-s tha se muajt ​​e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE dhe zbatimi i vazhdueshëm i reformës gjyqësore do të jetë kyç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë