Subscribe

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ishte i pranishëm këtë të enjte në konferencën “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”.

Diplomati evropian u shpreh se vettingu duhet të vazhdojë duke mbështetur kërkesën e mazhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të tij.

“Reforma në Drejtësi duhet të përfundojë dhe institucionet e reja duhet të tregojnë lidership. Ka disa dosje të rëndësishme që duhen trajtuar. Qeveria ka detyrën t’ju mbështesë. Është urgjent që procesi i Vettingut të përfundojë sa më shpejt, por duke ruajtur integritetin e procesit. Kjo do të dojë zgjatje të mandatit të anëtarëve të KPK dhe komisionerëve. Reforma duhet të jetë e pakthyeshme. Vetingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të Vettingut, Por Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete, të cilat ishin të paimagjinueshme, për shembull 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu, përfshirë ish gjyqtarë të Gjykatës së Larte dhe asaj Kushtetuese. Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani janë investuar 55 milionë euro për Reformën”, tha ambasadori Soreca.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se Reforma në Drejtësi po jep rezultate, ndërsa shtoi se në mandatin e tretë do të miratohet harta e re gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *