Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh se drejtësia e re ka frikësuar kriminelët dhe politikanët e korruptuar.

 

Duke folur në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH dhe SPAK, diplomati theksoi se tanimë situata në Shqipëri ka ndryshuar.

 

“Është kënaqësi që rikthehem në të njëjtën sallë që kam qenë para dy vitesh dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndodhur. Sot është një ditë për të festuar. Në vetvete është një fillim tejet i mbarë për javën e Krishtlindjeve. 28 hetuesit e parë kanë filluar punën në BKH. Jam shumë krenar që sot pas dy vitesh po shikojmë rezultatet e para të luftës së nisur nga institucionet e reja ligjzbatuese në Shqipëri si SPAK apo BKH, kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër korrupsionit në nivele të larta. Një bilanc i fortë po ndërtohet përsa i përket ndjekjeve penale të nivelit të lartë dhe SPAK është pjesë e një numri në rritje të këtyre hetimeve. Frika tashmë ka kaluar nga ana tjetër, nga kriminelët dhe politikanët, pasi ishte në anën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët stepeshin përpara kriminelëve. SPAK e ka ndryshuar lojen. Është thelbësore që të ruajmë fokusin, duhet të jemi të përqendruar në çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe këtu kemi parë hapa inkurajues.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *