Subscribe

Bashkimi Europian kërkon zgjatjen e afateve për organet e vettingut.

 

Teksa mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus sa i takon kësaj çështje, e cila pritet të kalojë në votim në seancën e 10 shkurtit, ambasadori i BE, Luigi Soreca përsëriti edhe njëherë qëndrimin pro miratimit te këtyre ndryshimeve kushtetuese që kërkojnë 94 vota.

 

Ai nënvizoi se procesi i vettingut në drejtësi është i rëndësishëm pasi është një votë për të ardhmen e shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

LUIGI SORECA – AMBASADOR I BE NE TIRANE

 

‘E dini që qëndrimi i BE është e qartë, në fakt që në nëntor zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe i vettingut është tejet i rëndëishëm për vendin. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen me dy vite, dhe është e rëndësihme që të sigurohen të njëjtat standarde për vettingun e gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afateve të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’

 

I pyetur për dënimin e ish –ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, diplomati i lartë europian tha se gjyqësori tashmë po tregon pavarësi dhe se gjyqtarët e prokurorët po bëjnë punë të mirë.

 

“Nuk komentoj për procedura në vijimësi apo për çështje specifike, por mund të them se të shikosh disa, megjithatë po të shikohen disa nga vendimet e fundit, të gjykata shihet një pavarësi më e madhe e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë opër gjyqësorin. Ne shohim sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorë, nuk është e mjaftueshme, ne presim më shumë nga të gjithë njerëzit e drejtësisë”

 

Diplomati I BE refuzoi te komentonte perballjen e presidentit Ilir Meta ne gjykaten Kushtetuese si dhe situaten ne partine demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *