Sonda e NASA-s, Juno ka hyre ne orbitën e Jupiterit. Pas udhëtimit pesevjeçar prej 3 miliard km, ajo do të studiojë planetin më të madh në sistemin diellor. Misioni i saj do te zgjasë 20 muaj. Asnjëherë me pare nje sonde e tille nuk kishte qene kaq pranë planetit, me rrezatimin me te madh dhe me nje fushe te fuqishme elektromagnetike. Shkencëtarët planifikojnë ta përdorin Junon për të studiuar thellësinë e planetit Jupiter dhe përbërjen e bërthamës se tij. Ata mendojnë se struktura dhe përbërja kimike do te sjellin te dhëna sesi është krijuar bota. Sonda ishte nisur ne 5 gushtit 2011 nga Florida. Ne Agjencinë Amerikane te Hapësirës, lajmi i hyrjes se Junos ne orbite u prit me entuziazëm. Per ta kjo ishte nje dite e madhe, pasi nje manovër e rrezikshme përfundoi me sukses, duke hapur nje kapitull te rendesishem per eksplorimin e Jupiterit.