Subscribe

Pas 19 orë diskutimesh, rreth orës 5 të mëngjesit parlamenti miratoi me 69 vota pro, 3 abstenim dhe 22 kundër legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

 

Qeveria mbrojti ligjin duke u mbështetur tek eksperiencat e vendeve fqinje dhe tek efekti pozitiv në ekonomi.

 

Por demokratët akuzuan ashpër mazhorancën, se miratoi me procedurë të përshpejtuar një ligj i cili iu vjen në ndihmë vetëm trafikantëve të drogës.

 

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

“Aspektet që rregullon ky ligj ka te beje me vetem me kultivimin e kontrolluar te kanabisit per qellime mjekesore dhe industriale dhe cfare behet ne kundershtim me kete ligj ehste veper penale.

 

FLAMUR NOKA

ISH-MINISTER I BRENDSHEM

 

“sot a kemi insittucione ligjzbatuese ne kete vend qe te kontrollojne territorin? Kur sot me ligj ehste I ndaluar hashashi dhe territori eshte I mbushur plot. Si mund ta kontrolloje policia neser territorin? Dhe sot po I jepni licence krimit nuk ka shpjegim tjeter. “

 

3 socialistët që nuk e votuan këtë ligj duke abstenuar ishin Pandeli Majko, Erjon Braçe dhe Fatmir Xhafa.

 

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, risolli në vëmendje historikun 25-vjeçar të shtetit shqiptar në luftë kundër kanabisit, duke përmendur edhe qeverisjen demokrate që lejoi Lazaratin, por edhe vitin 2016 dhe nivelet e kultivimit të kanabisit gjatë qeverisjes socialiste.

 

FATMIR XHAFAJ

ISH-MINISTER I BRENDSHEM

 

“Kanabisi aktualisht nuk është i legalizuar as si kultivim dhe as si përdorim. Tashmë si kultivim nuk është më biznes i grupeve të mëdha kriminale, por përpjekje e grupeve të reja kriminale lokale për tu pasuruar e rritur përmes tij. Ai nuk është legalizuar në përdorim, por është fakt se është midis nesh, tashmë si “miku” i të varfërve dhe vecanërisht të rinjve, pasi ata më të pasurit dhe më të fortët financiarisht e kanë rritur nivelin dhe hequr nga tavolina e tyre si produkt.”

 

Sipas Xhafajt, legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore mbart shumë risqe dhe është i parakohshëm.

 

“Kush është i fituari i madh këtu, biznesi i disa individëve apo qytetarët, njerëzit e thjeshtë që deri dje kanë tentuar të fitojnë përmes këtij biznesi duke rrezikuar edhe jetën e tyre? Sigurisht që këtu mund të ketë të fituar por të fituar janë vetëm ata që pse paskan 3 vjet përvojë fiks sa ka vite ky biznes në Maqedoni, do të marrin licensën për këtë lloj biznesi duke gëzuar minimum 51% të tij se 49% mbeten për partnerët lokal të cilët sigurisht nuk do jenë ata që e kanë bërë deri dje këtë biznes në mënyrë të paligjshme se sipas hartuesve ligji ka kritere të forta licensimi sic thuhet në relacion!!.”

 

Gjatë votimit, ra në sy se dy socialistë nuk e mbështetën ndryshimin e ligjit që lejon Kryetarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin, të garojë për një mandat të dytë. Erjon Braçe nuk mori pjesë në votim, ndërsa Blerina Gjylameti abstenoi.

 

Në këtë seancë të fundit të parlamentit para se deputetët të nisin pushimet e verës, u miratuan edhe ndryshimet ligjore që detyrojnë studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri në përfundim të studimeve, ndryshime të cilat janë shoqëruar me kritika nga opozita dhe studentët, të cilët një ditë më parë protestuan para parlamentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *