Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) dhe të Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri janë takuar me drejtuesit e Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kukën pritën në një takim të veçantë Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Rene Faust dhe drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Stine Klapper.

 

Lajmin e bën të ditur Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i cili shkruan:

 

“Bashkë me Rominën dhe të rinjtë e Partisë Socialiste🌹 pritëm në një takim Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Rene Faust dhe drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Stine Klapper, ku diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë ,forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre si edhe për “IUSY Ëorld Council 2022” që do organizohet ditën e nesërme në kuadër të programit Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *