Një krim i rëndë në familje tronditi Fierin ditën e sotme.
Emanilda Rama, 26 vjeç mbyti me tel babanë e saj dhe telefonoi policinë duke e raportuar ngjarjen si aksidentale.
Lexo edhe :
Related Posts
E reja kallëzoi në polici se babai i saj, Anesti Rama, 56 vjeç, humbi jetën aksidentalisht në banesën e tyre në fshatin Frashër.
Por sipas policisë, Anesti Rama u mbyt me tel nga e bija, ndërsa Valbona Rama, nëna e 26-vjeçares dhe bashkëshortja e viktimës, e ndihmoi për të pastruar trupin e 56-vjeçarit me qëllim fshehjen e krimit.
Vizion Plus mëson se 26-vjeçarja pas marrjes në pyetje nga policia ka pranuar autorësinë e vrasjes së babait.
Motivi i vrasjes, sipas saj, ka qenë fakti se i ati nuk e lejonte të dilte të argëtohej, të blinte veshjet dhe sendet që asaj i nevojiteshin.
Në dëshminë e saj Emanilda Rama thotë se ka pasur debate të shpeshta me të atin për paratë që ajo i kërkonte, por i ati nuk ia jepte.
Policia arrestoi 26-vjeçaren, ndërsa e ëma, është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast./vizionplus.tv







