Makina e shkrumbuar në Bilisht mbrëmjen e së martës është e vajzës së këngëtares së njohur Luljeta Perbasha.

 

Automjeti i vajzës së këngëtares Përbasha, Dejzi Arapi 23 vjecc është përfshirë nga flakët teksa ishte parkuar para banesës ndërkohë që vetë vajza dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Ngjarja është rregjistruar në qytetin e Bilishtit ku 23 vjeccarja është kthyer në banesë për të marrë diccka por sapo ka hyrë brenda ka dëgjuar një shpërthim dhe në momentin që ka dalë ka parë makinën të përfshirë në flakë. Sipas të dhënave 23 vjecarja dite me pare ka pasur konflikt me nje vajzë nga qyteti i Bilishtit për motive banale ndërsa akuzon babain e vajzës se kjo mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

 

Dezi Arapi

Zjarri eshte i qellimshem. Para pak kohesh kam patur konflikt me nje vajze banore ne qytetin e Bilishtit,jam e bindur qe zjarrin ja ka ven makines, babai i vajzes. Shpërthimi ka qene i madh dhe shtepite aty jane tronditur nga ky i fundit.

 

 

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar vajzen dhe babain me te cilen eshte perfshire ne konflikt ndërsa është duke hetuar për rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *