Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

“Smart City”/ Liçaj: Shqipëria po kthehet në shtet eksperimental, projektet e survejimit me rrezik për të dhënat

7 Prill 21:36

Shkollat në Tiranë do të jenë ndër të parat që do të monitorohen me kamera inteligjente, në kuadër të projektit “Smart City”. Ministria e brendshme ka përzgjedhur 20 shkollat e para, 9-vjeçare dhe gjimnaze, të cilat do të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm.

Por, eksperti i teknologjisë, Edmond Liçaj i cilëson këto iniciativa si të imponuara dhe jashtë nevojave reale të vendit.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Liçaj u shpreh se Shqipëria po kthehet në një shtet eksperimental, ku po zbatohen projekte të hartuara jashtë dhe të papërshtatura me realitetin vendas.

Një nga shqetësimet kryesore, sipas tij, lidhet me mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave përmes sistemeve të survejimit, përfshirë edhe në shkolla.

Liçaj kundërshton edhe idenë se këto projekte lidhen me zhvillimin e një “smart city”, duke argumentuar se Shqipëria nuk i ka kushtet për një model të tillë.

Pjesë nga biseda:

Liçaj: Ky nuk është projekt i yni, sepse do të kishte një vizion dhe do të ishte kërkesë e jona. Fakti që na serviren projekte të pakërkuara dhe të hartuara… Shqipëria është kthyer në një shtet eksperimental. Me survejimin e shkollave ata shohin se çfarë ndodh. Ne nuk e duam survejimin për të parë si vriten e dhunohen. Është ngritja e një strukture për sigurinë kombëtare, por jo nga ne.

Borakaj: I referohesh Emirateve? Se fondet vijnë nga andej.

Liçaj: Unë besoj se nuk kanë lidhje, se asnjë arab nuk është pas kësaj gjëje. Na bën përshtypje pse duhet të ruhen të dhëna. Nuk mund të jetë kurrë një i huaj miku im, sidomos në kohë lufte. Me ne si vend është bërë eksperiment gjithmonë. Vjet u bë DPI. Ajo ishte më e rrezikshme se kjo tani. Unë e shoh këtë si vazhdim të atij projekti, sepse në fund të fundit është marrja e të dhënave. Projekte të tilla, ku asnjë shtet evropian apo perëndimor nuk i ka, do të thotë që merret përsipër një faturë e madhe dhe interesa. Kjo s’ka të bëjë vetëm me shkollën, kjo mat ndjeshmërinë. Ne kemi edhe policë dhe psikologë në shkollë. Ne kemi çdo gjë, por problemi është se nuk kemi laboratorë inteligjentë. Çfarë na duhen kamerat inteligjente? Ky nuk është “smart city”. Ky quhet “safe city”. “Smart city” në Tiranë nuk realizohet dot as për 100 vite.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
kamera inteligjente Quo Vadis smart city Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

më shumë...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

më shumë...

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon ankimimin, lë në qeli Ermal Beqirin

më shumë...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.