Subscribe

Pas katër vitesh rikthehet në Korçë simpoziumi ndërkombëtar i skulpturës në gur.

 

Në edicionin e 10 të këtij aktiviteti marrin pjesë pesë skulptorë nga Greqia, Danimarka, Hungaria, Kosova dhe Shqipëria.

 

Ata do të realizojnë punimet e tyre në gur, të cilat më pas do të vendosen në parkun “Rinia”, aty ku janë të pasqyruara punimet e nëntë edicioneve të zhvilluara deri tani.

 

Butrint Morina, nga Kosova vjen për herë të parë në një simpozium si ky.

 

Ai tregon se punimi i tij do të jetë i lidhur me arkitekturën e qytetit të Korçës.

 

BUTRINT MORINA

SKULPTOR

 

Ështe hera e pare ne korce. Jam i befasuar me qytetin, rruet e gjera, hapesiren. Sepse eshte nje qytet i miremenduar qysh heret sepse ne ne kosove kemi qytete te vogla me rrugica te ngushta qe te zene frymen. Kurse ketu ne korce kemi nje vend qe tregon se ka nje kulture te hershme.

 

Ky edicion  do të vijojë për dhjetë ditë, ndërsa kompozimet janë të lira.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *