Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pavarësisht skualifikimit nga Euro 2024, thotë se duhet të jemi krenarë. Pas ndeshjes së djeshme me Spanjën, ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin 1-0, Duka shkruan se duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Evropian.

“Faleminderit! Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit.

Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”, shkruan Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *