Subscribe

Dy fitoret radhazi ndaj ekipeve që luftojnë për mbijetese, Kukësi dhe Erzeni, kanë sjelle qetësinë e nevojshme në skuadrën e Skënderbeut. Korçarët janë tanimë në pozita shumë komode në renditje, në mesin e artë në kuotën e 31 pikëve.  Mirëpo pavarësisht kësaj qetësie, dueli i prapambetur kundër Dinamos City të mërkurën në orën 17:00 shihet si tepër delikat nga trajneri Gvozdenovic, pasi kundërshtar vjen gjithashtu në një moment të mirë.

“Delikate sepse Dinamo është në një formë të mirë. 4-5 javët e fundit nuk kanë humbur asnjëherë, kanë fituar kundër Partizanit, barazim me Laçin janë në formë të mirë dhe është delikate. Është kundërshtar i fortë por e ne jemi në formë të mirë dhe mendoj se nesër do të jetë një ndeshje e bukur, u shpreh trajneri i korçarëve.

Pavarësisht se mbijetesa ishte fokusi kryesor, korçarët duke përfituar edhe paraqitjet e kundërshtarëve e shohin veten për momentin vetëm 3 pikë larg Final Four, një objektiv që nuk e shpërqendron trajnerin kroat të Skënderbeut.

“Javë për javë mendojmë, si do luajmë bukur, si të marrim pikët, nuk mendojmë shumë poshtë apo lart. Tani jemi qetë, edhe nesër flasim për Dinamon, mbas Dinamon flasim për tjetër gjë”, tha Gvozedoviç.

Në këtë ndeshje veç faktorit fushë, korçarëve iu kthehen edhe dy lojtarë titullarë si Donfur dhe Lici. Në renditje Dinamo City ka 1 pikë më shumë se Skënderbeu, por korçarët në rast fitoreje mund të kapin edhe Tiranën në vendin e katërt. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *