Skëndër Gega është trajneri i ri i Kukësit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ne faqen zyrtare, ku sqaron arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

Pasi larguan teknikun Orges Shehi te enjten, verilindorët nuk pritën shumë dhe zyrtarizuan 56-vjecarin në krye të pankinës.

Për Gegën dhe Kukësin kishte kohë që flitej për një bashkëpunim, por gjithcka përmbysej në momentin e fundit.

Mësohet se  kontrata mes palëve  është 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon, nëse arrihen objektivat e vendosur, ku parësor është fitimi i titullit kampion në edicionin 2020-2021.

Trajneri i ri pritet të marrë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj, ndërsa ka bonuse në rast se skuadra fiton trofe në fund të sezonit.

Skënder gega shpalli kampion Partizanin sezonin e kaluar dhe së fundmi ishte në krye të jordanezëve të “Al Faisaili”, por pandemia bëri që ai të largohej shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *