I ftuar në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus, trajneri i Partizanit Skender Gega shprehu shqetësim për dhunën në kampionatin shqiptar duke marrë shkas nga goditja e gjyqtarit Hamiti. Tekniku i kryesuesve të kampionatit deklaroi se këto fenomone po shtohen dhe në ato qytete që dikur reflektonin kulture.
Dikush duhet të përgjigjet për këtë situatë. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Ne fakt eshte nje problem i shoqerise jo vetem i futbollit. Fatkeqësisht po shohim që dhuna po merr përmasa shqetësuese. Po poërhapet edhe në disa qytete që kanë reflektuar kulture ndër vite. Aktoret duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje. Policia e shtetit nuk është rajonale, edhe ajo është pjesë e shoqërisë dhe ka përgjegjësi, kështu që edhe forcat blu duhet të jenë pjesë e zgjidhjes.
Gega u shpreh se në kampionatin shqiptar ka gjyqtarë shumë të mirë por nuk mungojnë edhe të paafte.
Për 24 javë jam munduar të qëndroj larg paragjykimeve. Jam I sigurtë që ka njërëz shumë të aftgë në arbitrim por ka edhe të paaftë. Është e vështirë të gjykoj nëse janë të qëllimshme. Sigurisht që gabime ka, por nuk mund të kalohet deri këtu.Fatkeqësisht në Shqipëri askush nuk e pranon humbjen por akuzojmë njeri tjetrin. Dikur kur luanim ne futboll, nuk bëhej fjalë të ndodhnin këto ngjarje të rënda.
Duke iu kthyer episodit të para pak ditëve në duelin Partizani-Flamurtari ku tifozë të kuq u futen në fushë, trajneri i demave pohoi se incidenti ishte shqetësues por duhet të evidentohen individet pasi jo të gjithë tifozët janë problematike.
“Nuk dua ta justifikoj aspak incidentet në takimin kundër Flamurtarit ama nga informacionet që ne kemi, rezulton që ata tifozë që u futën në fushë nuk ishin pjesë e tifo-grupeve tona, ndonëse nuk dua aspak ta justifikoj ngjarjen e cila duhet të ishte shmangur”.
Gega shtoi se në të kaluarën kur ai ishte futbollit as që mendohej të kishte incidente të kësaj natyre.





