Deputetja demokrate, Sorina Koti akuzon qeverinë se ka injoruar propozimet e PD për paketën fiskale dhe projektbuxhetin 2022, të bëra që muajin tetor, me qëllim për t’i paraprirë një krize ekonomike të mundshme.

 

Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Koti, pretendimin e qeverisë se mund të bllokojë investimet e rëndësishme publike, e cilësoi një propozim të bërë fillimisht nga PD.

 

“Kam përshtypjen se qeveria po kopjon propozimet që PD ka bërë, dhe po i paraqet si propozimet e veta. Ajo që kemi kërkuar është të reduktohen shpenzimet operacionesh që ishin parashikuar për rikonstruksion godinash, shpenzime luksi, ndryshime mobilerish. Këto i kemi quajtuar si shpenzime të tepërta në kohë krize. Paratë nga shpenzimet ekstra, qeveria t’i përdorë në ndihmë të sektorëve primarë, si bujqësia dhe bizneset. Bizneset janë të parat që do të përballen me krizën, e më pas konsumatori.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *