Fati i Ilir Metës si president tani është në dorën e Gjykatës Kushtetuese. Në rast se trupa gjykuese vendos të rrëzojë vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij, juristi Plarent Ndreca parashikon një klimë edhe më të trazuar politike.

 

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, me spikerin Aleksandër Furxhi, Ndreca tha se në këtë rast Meta rrezikon të mos dekretojë qeverinë e re në shtator.

 

“Nëse nuk e shkarkon, Gjykata Kushtetuese ka marrë mbi shpatullat e saj një barrë të rëndë dhe ka futur në një krizë të rëndë vijuese shtetin shqiptar. Në këtë mënyrë, godet institucionin e Parlamentit. Nëse vendos kështu, legjitimon të gjitha veprimet antikushtetuese të presidentit dhe ndryshon Kushtetutën. Me këtë çmenduri që ka vijuar, çmenduri ligjore, konsensuale, presidenti nuk do të ketë ndalim më pas, nëse i legjitimohet veprimtaria nga Gjykata Kushtetuesse. Ne mund të presim gjithçka nga ky president. Prandaj duhej vendimi për shkarkimin e tij. Do të futet në një krizë të rëndë vendi dhe do t’i dalë përballë shumicës shqiptare që kanë votuar për Partinë Socialiste. Synimi i tij është goditja sa më shumë e kësaj mazhorance.”

 

Në rastin kur Gjykata Kushtetuese vendos gjithashtu për shkarkimin e Metës, Plarent Ndreca shpjegoi sesi dekretohet qeveria e re. Ai deklaroi se në këtë rast kryetari i ri i Kuvendit bëhet president në detyrë dhe kryen funksionet e presidentit, deri në zgjedhjen e emrit të ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *