E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Skena filmash në Meksikë, kartelet e drogës vrasin 13 policë

Një përplasje mes kartelëve të drogës dhe policisë si nëpër filma u regjistrua ne meksike . Në fund viktimë e kurthit mafioz mbeten 13 efektivë te policië. Në fakt ky nuk është një film por një ngjarje e rëndë në perëndim të Meksikës.

 

Policia ndermorri një operacion në një nga shtetet më të dhunshme. 42 oficerë me 5 kamionë shkuan ne vendin ku ishte parashikuar mnderhyrja. Autoritetet ishin përgatitur për më të keqen, por kjo nuk mjaftoi.

 

Reklamë

Më shumë se 30 persona të pajisur me automjete të blinduara I zune prite kamioneve te policisë për t’I sulmuar. Ata hapën zjarr ndaj forcave t eta agazhuara ne operacion, duke lënë 13 efektivë të vdekur dhe 9 të tjerë të plagosur.

 

Kjo është përplasja më e rëndë e regjistruar prej vitesh në Meksikë në vendin ku bandat e drogës lulëzojnë.

 

Guvernatori I shtetit e cilësoi sulmin si frikacak dhe djallëzor, ndërsa premtoi se autorët do të marrin ndëshkimin e merituar.

 

Pas sulmit, në zonën e ashtuquajtur nga kartelët si “Toka e Nxehtë” u shtua prezaenca e forcave te policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë