Subscribe

Dy fermerët e dënuar për shkelje të rregullores kanë hartuar një skemë mashtrimi kundrejt vip-ave të tjerë.  Një kurth për të cilin janë në dijeni kryefermeri Florjan Agalliu dhe Valer Kolnika.

Nga ana tjetër, Albano Bogdo dhe Dijonis Biba nuk ia dolën të braktisin shtëpinë e fakirit edhe pse agai nuk ka mbajtur fare rezerva sa i takon angazhimit të tyre në punët e fermës.

Të njëjtin fat kanë patur edhe anëtarët e tjerë të skuadrës blu, të cilët gjenden në televotim për më të preferuarin. Ndërsa fermerët e tjerë kanë arritur një nivel tjetër të njohurive mbi përgatitjen e bulmetit.

Egzon Berisha dhe Artemisa Kusi morën kohën e nevojshme për të njohur fermën, ndërsa sot në mbrëmje imuniteti i tyre merr fund.

Konkurrentët nuk kanë shpëtuar dot nga ethet e eliminimit të sotëm, ku do të ketë një përballje kokë më kokë mes dy vip-ave që janë votuar më pak. (diskutimet kush del) Nga ana tjetër, ka patur përplasje të forta dhe debate mes disa fermerëve, dhe shkak është bërë ndarja e punëve.

Sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21 live në ekranin e Vizion Plus, agai i fermës VIP, do të përballë konkurrentët në një sfidë që do të tronditë marrëdhëniet mes personazheve. Harmonia që shohim në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring ka nisur të prodhojë pikëpyetje.

Ditët e festës, bisedat miqësore, festimi i ditëlindjeve e shumë momente të tjera argëtimi kanë pasuruar atmosferën në fermën VIP.  Po ashtu janë zbuluar pasione të reja përmes lojërave.

Ndërsa detajet që mund të kenë shpëtuar do të mund t’i ndiqni sot në mbrëmje, edhe në një këndvështrim kritik nga tre opinionistët e Fermës Vip. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *