E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Skema private e pensioneve, Guxholli: Bankat tona bëjnë fitime me komisione, turp e faqja e zezë

Sipas drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Hado skema publike e pensioneve është më e mirë se ajo private.

Në studion e “Quo Vadis” ai deklaroi se është më e leverdisshme që kontributetet të derdhen në skemën publike për një pension më të mirë.

“Skema e pensioneve është skemë e pastër financiare. Skema publike ka një kthim investimi jashtëzakonisht të kënaqshëm, në mesatare, si kohëzgjatje. Ke më shumë leverdi të paguash kontributetet në skemën publike dhe të paguash pensionet për 16 vjet sesa t’i fusësh në bankë e të marrësh interesin”, tha ai.

Po ashtu, rektorja Zana Guxholli nuk e konsideroi si investim të duhur atë në bankë.

“Banka të gërryen, bankat tona bëjnë fitime me komisione, turp e faqja e zëzë. Investimi nuk bëhet në bankë”, theksoi ajo./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë